Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 21:19

Bruksel – Diplomati italian Stefano Sanino është emëruar për sekretar të përgjithshëm në sektorin e Komisionit Evropian (KE) për zgjerim.

Sanino në këtë pozicion e zëvendëson britanikun Majkëll Li, mandati i të cilit përfundon në qershor, është kumtuar në sajtin “Axhenda e BE-së”. Sanino deri më tani ishte zëvendës i Li-së, i cili dhjetë vite i udhëhiqte punët e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Para ardhjes në KE në periudhën prej vitit 1993 deri në vitin 1995 Sanino ka qenë zëvendës shef i misionit në ambasadën e Italisë në Beograd, e pastaj deri në vitin 2002 edhe shef i misionit të OSBE-së në RF të Jugosllavisë.

Karrierën evropiane Sanino e filloi në vitin 2002 nga funksioni këshilltar në punët e politikës së jashtme dhe tregtisë të ish presidentit të KE-së Romano Prodi, e pastaj në vitin 2005 ishte i emëruar në detyrën përfaqësues i KE-së në Komitetin për politikë dhe siguri.

Sanino do të jetë italiani i gjashtë, në funksionin drejtor i përgjithshëm në një departament të KE-së, me çka ata u barazuan me gjermanët sipas numrit, përderisa nga pesë drejtor kanë francezët dhe britanikët, tha “Evropa e Lirë”.