Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 10:08

Bruksel – Numri i personave, të cilët kanë vendbanim të përhershëm në Belgjikë, pa shtetësi belge, arriti në një milion, që është pothuajse dhjetë për qind nga banorët e përgjithshëm të vendit.

Një numër i madh i të huajve janë vendosur në Bruksel. Në kryeqytetin belg ka më shumë se 60 rajone, në të cilët numri i emigrantëve është mbi 60 për qind.

Italianët janë të huajt me numër më të madh në Belgjikë, e më pas vijojnë francezët, holandezët. Pas tyre janë marokenët, turqit dhe polakët.

Trendi i rritjes të numrit të të huajve, të cilët kanë leje për qëndrim në Belgjikë është falë migracionit të brendshëm në vetë Bashkimin Evropian, ndërsa personat e rinj të arritur janë para së gjithash nga vendet lindore evropiane. Numër i madh është edhe i personave të cilët arrijnë nga Afrika Veriore dhe ekuatoriale.