Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 08:29

Bruksel – Gjermania hap mision diplomatik në qytetin libian Bengazi, publikoi kështu ministri i Punëve të Jashtme Gvido Vesterevele në takimin e ministrave evropianë të punëve të jashtme.

“Personeli, shefi i të cilit është një diplomat me eksperiencë, tashmë filloi me punë”, deklaroi Vestervele.

Ai kumtoi për hapjen e misionit një ditë më pare, pasi BE-ja vendosi lidhje diplomatike me opozitën libiane dhe hapi një mison në qytetin perëndimor libian.

“Kjo është shenjë e rëndësishme. Siç shihet, bëhet fjalë për një aksion të koordinuar në BE”, shtoi ai.