Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 09:55

Bruksel – Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së kumtuan sot s’e është shumë shpejt për të vendosur nëse Kroacia është e gatshme që të bashkohet drejt BE-së, por negociatat për anëtarësim do të duhet të përfundojnë brenda disa muajve.

Kroacia shpreson që t’i përfundojë negociata në muajin e ardhshëm, që të mund të bëhet anëtare e plotfuqishme e Unionit në vitin 2013.

Disa nga vendet anëtare të BE-së, megjithatë kërkojnë më shumë fakte, s’e masat antikorruptuese, të ndërmarra në Kroaci, janë të mjaftueshme, për t’u përballur me abuzime të ndryshme.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Uiliam Hejg tha s’e Londra do ta presë raportin e KE-së për këtë çështje, që pritet në javët e ardhshme.

“Ne e përkrahim anëtarësimin e Kroacisë në BE, por e rëndësishme është që të respektohen të gjitha procedurat e domosdoshme”, tha Hejg.

Ai e miratoi propozimin e Francës për monitorim për luftë kundër korrupsionit në Kroaci, në periudhë prej përfundimit të negociatave për anëtarësim deri në bashkimin e saj në BE.

Disa nga anëtaret e BE-së janë kundër monitorimit të tillë, për shkak se druajnë se ndryshimi në këtë mekanizëm, mund të sjellë mendimin s’e vendi nuk është plotësisht i gatshëm që të bashkohet drejt Unionit.

Austria dhe Italia janë më optimiste se Britania e Madhe dhe konsiderojnë se Kroacia është e gatshme për anëtarësim, dhe negociatat mund të përfundojnë para përfundimit të kryesisë hungareze.