Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 08:49

Bruksel – Detajet nga plani evropian për ndihmë financiare të Portugalisë, në lartësi prej rreth 80 miliard euro, duhet të dakordohen sot në Lisbonë.

“Ekspertët e Komisionit Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do ta vizitojnë Portugalinë sot për t’i precizuar nevojat e tyre për ndarjen e ndihmës financiare”, kumtoi KE-ja.

Në mbledhjen në vendin hungarez Gedele, në Budapest, ministrat e financave të vendeve nga BE-ja dhanë të premten një përgjigje pozitive në kërkesën e Lisbonës për ndihmë dhe stabilitet të buxhetit shtetëror dhe sistemit kombëtar bankar në atë vend në eurozonën.

Ministrat vendosën të fillojnë me hartimin e kushteve për program stabilizues për Portugalinë në lartësi prej 80 miliard euro, me atë që janë të dakorduara të gjitha detajet të harmonizohen deri në mes të muajit maj.

Portugalia me këtë do të bëhet vendi i tretë në eurozonën, pas Greqisë dhe Irlandës, e cila do të marrë ndihmë financiare evropiane për shpëtimin nga falimentimi, që edhe njëherë e konfirmon faktin se ende nuk është tejkaluar kriza sistemore e euros.

Kriza e valutës evropiane u paraqit në fillim të vitit 2010 si një pasojë e drejtpërdrejtë e aksionit të Qeverisë evropiane në periudhën e krizës globale financiare në vitin 2008. Vendet anëtare të BE-së atëherë miratuan një program të gjerë për shpëtimin e bankave, lartësia e të cilave tejkaloi njëmijë miliard euro. Me programin megjithatë nuk likuidohen pasojat nga kriza, por vetëm barra më e madhe e “krediteve të këqija” zhvendoset nga banka e buxhetit shtetëror.