Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 16:19

Bruksel – Komisioni Evropian sot do të jetë nikoqir i Konferencës ndërkombëtare të titulluar “Fol!” kushtuar lirisë së të shprehurit dhe mediumeve në vendet anëtare potenciale të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i konferencës, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s, është ta promovojë dhe ta theksojë rëndësinë e lirisë së të shprehurit dhe mediumeve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Pjesëmarrësit e konferencës, sipas paralajmërimeve nga Komisioni Evropian, do të kenë mundësi ta paraqesin brengosjen për gjendjen në vendet e tyre dhe të cekin mënyra të mundshme se si ajo të përmirësohet.

Në Strategjinë e fundit për zgjerim, KE-ja shprehi brengpsje për kufizimin e lirisë së të shprehurit dhe mediumeve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Në disa nga këto vende, siç theksojnë në Komision, ka gazetarë të cilët për shkak të qëndrimeve të veta të paraqitura, përballen me aktvendime gjyqësore dhe sulme të tjera. Praktika e tillë është e patlejueshme.

Liria e të shprehurit dhe mediumeve, një nga Kriteret politike të Kopenhagës, janë fundamentale për sundimine mirë në shoqëritë demokratike, që, siç thuhet në kumtesën e KE-së, njëkohësisht kërkon përgjegjësi edhe nga profesionistët medial. KE-ja pret që kandidatët apo kandidatët potencial për hyrje në Union, si të gjitha demokracitë e pjekura, ta implementojnë këtë parim dhe të mundësojnë debat të llojllojshëm, pluralist në opinion.

Në hapjen e konferencës do të flasë komisari për zgjerim, Shtefan Fyle, kryetari i Parlamentit evropian, Jurzhi Buzek dhe Neli Kros, zëvendës-kryetar i KE-së.

Janë ftuar të marrin pjesë në konferencë edhe disa kryeredaktorë të mediumeve nga Maqedonia, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Në konferencë pritet të marrin pjesë 400 përfaqësues nga disa mediume ndërkombëtare, rajonale dhe nacionale nga shoqëria civile, akademi dhe përfaqësues zë administratave nacionale.