Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 10:00

New Orleans – British Petrolium  ka akuzuar kompaninë “Hallibarton” se ka “shkatërruar qëllimisht prova” në lidhje me shpërthimin në bordin e një naftëmbajtëse në Gjirin e Meksikës, që çoi në derdhjen më të madhe të naftës në historinë e SHBA-së.

Akuzat vijnë nga dokumentet të paraqitur nga British Petrolium të hënën, në gjykatën federale të New-Orleans.

Shpërthimi më 20 prill, 2010, vrau 11 njerëz që punonin në rafineri dhe plagosi 16 të tjerë. Shpërthimi çoi në më shumë se 200 milion gallonë naftë të derdhur në Gjirin e  Meksikës.

British Petrolium, sipas akuzës së saj, pretendon që Halibarton ka shkatërruar provat mbi testimin e çimentos dhe ka shkelur urdhrat e gjykatës, duke mos sjellë, për shkak “të humbjes së paarsyetuar”, rezultatet e modelimit kompjuterik.