Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 20:00

Angli – Qeveria britanike është duke propozuar një çmim minimal prej 40 paundësh për një njësi alkooli, në përpjekje kjo për ta frenuar abuzimin me alkoolin.

Besohet se kjo masë do të transformojë sjelljen e atyre personave që shkaktojnë jo pak probleme nëpër spitale dhe me policët.

Ndërkohë, industria e alkoolit në Britani është shprehur duke thënë se një çmim minimal i tillë është i gabuar, pasi është vështirë të përballohet nga konsumatori.

Propozime të ngjashme janë duke u shqyrtuar edhe në parlamentin skocez. Sipas propozimit të çmimeve minimale, shitësit nuk do të mund të ofrojnë alkool nën çmimin prej 40 paundësh.