Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 14:00

Londër – Kreu i lartë ushtarak po i shqyrton të gjitha mundësitë rreth planifikimit të një sulmi eventual ndaj Iranit dhe fabrikave të saj bërthamore, pohon “Gardian”, duke iu referuar deklaratave të funksionarëve të lartë ushtarakë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të funksionarëve në administratën qeveritare në Uajtholl.

Sipas këtyre burimeve, Londra nuk e përjashton mundësinë që britanikët të mbështesin një intervenim ushtarak amerikan, pasi që vazhdoi ta rrisë shqetësimin për programin e autoriteteve në Teheran për pasurim të uraniumit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Ministria e Mbrojtjes në Londër beson se SHBA-ja mund të vendos për përpunim të një plani të shpejtë për sulm raketor ndaj disa fabrikave kyçe bërthamore. Funksionarë qeveritarë britanikë, identiteti i të cilëve nuk zbulohet, kanë deklaruar për gazetën londineze se në qoftë se SHBA-ja fillon me përgatitjet e këtilla, amerikanët do të marrin ndihmë ushtarake britanike, pa dallim të rrezervave rreth një plani eventual të këtillë, që ekzistojnë në Qeverinë koalicionuese të kryeministrit Dejvid Kameron.

Planifikues ushtarakë britanikë veçmë po i shqyrtojnë mundësitë më të mira për inkuadrimin e Britanisë së Madhe me dërgimin e anijeve ushtarake dhe nëndetëseve, të armatosura me raketat “Tomahavk”.

Në muajt që pasojnë punohet në planet për një fushatë ushtarake nga deti dhe ajri. Në Londër besohet se gjatë sulmit të Iranit, amerikanët do të kërkojnë leje edhe për shfrytëzimin e bazës në ishullin Diego Garsia në Oqeanin Indian.

Irani është sërish në përqëndrimin e shqetësimit diplomatik pas intervenimit ushtarak në Libi dhe rrëzimin e Moamer Gadafit nga pushteti, ka thënë për “Gardian” një funksionar i lartë në Uajtholl.