Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 10:38

Londër – Britania e Madhe dje kumtoi për viktimën e saj të parë, lidhur me operacionin ushtarak ndërkombëtar në Libi, pasi që një pilot humbi jetën në një aksident rrugor në Italinë jugore, transmetuan mediat amerikane.

Ministria e Mbrojtjes kumtoi se piloti nga Skuadrilja e dytë e forcave ushtarako-ajrore mbretërore, humbi jetën në rajonin e Abrucos kur automobili i tij doli nga rruga.

Për momentin po hetohet shkaku i incidentit.

Britania e Madhe është mes anëtareve udhëheqëse të koalicionit ndërkombëtar, pjesëmarrës në imponimin e zonës për fluturime të ndaluara mbi Libi, nënvizojnë agjencitë.