Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 18:01

Londër – Britania e Madhe vendosi ta dëbojë ambasadorin libian pasi që ambasada britanike në Tripoli ishte sulmuar, kumtoi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Uilliam Hejg.

“Konventa e Vjenës kërkon që regjimi i Gadafit t’i mbrojë misionet diplomatike në Tripoli. Meqenëse nuk u bë kjo nga ana e tij, ky regjim sërish i shkeli obligimet dhe përgjegjësitë e veta ndërkombëtare. Pr këtë arsye solla vendim për dëbimin e ambasadorit libian”, theksoi Hejg, duke shtuar se ambasadori ka 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Shefi i diplomacisë britanike theksoi se i dënon edhe sulmet ndaj përfaqësive të tjera diplomatike të vendeve të tjera në Tripoli.

Edhe Italia e dënoi sulmin ndaj ambasadës së vet në Tripoli, duke shtuar se Qeveia e Gadafit nuk i përmbushi obligimet e veta më elementare ndërkombëtare.

OKB-ja kumtoi se personeli i saj po përgatitet për t’u larguar nga kryeqyteti libian pas sulmeve më të reja ndaj misioneve të huaja diplomatike.