Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 17:00

Londër-Britania dhe Argjentina po e shënojnë 30 vjetorin e Luftës në Falkland, që janë ishuj nën qeverisjen britanike në jug të Oqeanit Atlantik.

Invadimi argjentinas në këto ujëdhesa më 2 prill të vitit 1982, shkaktoi një luftë 74 ditëshe.

Përfundimisht forcat britanike mbizotëruan në konflikt, duke e detyruar Argjentinën që të tërhiqet në qershor të vitit 1982. Nga kjo luftë patën vdekur afro 650 ushtarë argjentinas, 255 ushtarë britanikë dhe tre banorë të ujëdhesave.

Në shënim të përvjetorit, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, e ka riafirmuar përkushtimin e qeverisë së tij për të drejtën e banorëve të Falklandit, që ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Presidentja e Argjentinës, Kristina Kirçner, e ka dënuar pushtetin britanik në ujëdhesa duke e vlerësuar si “anakronizëm”.