Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 21:20

Oslo – Ekstremisti norvegjez, Anders Bering Breivik, i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave në korrik të vitit të kaluar, ka hedhur poshtë raportin psikiatrik, i cili e deklaron atë të çmendur.

Breivik i ka thënë gjykatës në Oslo se raporti është i bazuar në “trillime të liga”, që kanë për qëllim “ta diskreditojnë atë”.

Ai akuzohet për sulmin me bombë pranë ndërtesave qeveritare në Oslo, ku humbën jetën 8 persona, si dhe për vrasjen e 69 të tjerëve në një kamp të Partisë Laburiste në ishullin Utoja.

Dy ekzaminime të veçanta psikiatrike kanë dështuar të sjellin vendimin nëse 33-vjeçari është psikopat. Gjykata është duke konsideruar të dyja raportet para nxjerrjes së verdiktit. Breivik thotë se sulmet e tij kanë qenë “të nevojshme” për të mbrojtur Norvegjinë nga “ndotja me emigrantë të huaj. (LajmeShqip.com)