Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 11:18

Oslo – Policia norvegjeze mohon se është gjetur një bombë gjigante te terroristi Anders Bering Brejvik, i cili më 22 korrik kreu masakrën në ishullin Utoja dhe në Oslo.

Duke iu referuar burimeve të forcave të armatosura norvegjeze, kanali televiziv norvegjez NRK publikoi se në oborrin e Brejvikut në Rena, në veri të Oslos, është gjetur mbushje e gatshme eksplozive me peshë midis një ton dhe një ton e gjysmë.

“Gjetëm shumë plehëra artificiale të përpunuara. Kjo është vetëm një pjesë e më shumë pjesëve të një bombe. Mungonin disa pjesë kryesore dhe ishte e nevojshme edhe shumë punë që të përgatitet bomba”, thotë Roar Hansen nga shërbimi për informimin e policisë në Oslo.