Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 17:30

OsloEkstremisti që vrau 77 persona në Norvegji më 22 korrik, Anders Behring Breivik pranoi kryerjen e masakrës, por nuk pranoi fajësinë në seancën e tij të parë publike që nga sulmet.

Gjykata vendosi se Anders Behring Breivik, 32 vjeçar, i cili është në pritje të gjykimit, do të mbetet në arrest edhe 12 javë më shumë deri në një seancë të re.

Gjykatësi gjithashtu tha se qasja e Breivikut në media, vizitat dhe posta do t’i hiqen gradualisht.

Gjatë seancës, Behring Breivik, kërkoi leje për t’iu adresuar të mbijetuarëve dhe familjeve të viktimave të tij që ishin prezent në sallën e gjyqit, por kjo kërkesë u hodh poshtë.

Më 22 korrik, Breivik, i maskuar si një oficer policie, shpërtheu një makinë bombë pranë zyrave të qeverisë, duke vrarë tetë njerëz.

Ai më pas shkoi në ishullin e afërt të Utoejas, ku qëlloi për vdekje 69 njerëz, kryesisht të rinj.

Behring Breivik ka thënë se vrasjet ishin “të nevojshme” për ta shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën nga islamizmi dhe multikulturalizmi