Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 14:29

Oslo – Anders Bering Breivik, i cili pranoi se në Oslo dhe në ishullin Utoja ka vrarë 77 persona, pas sulmit e ka informuar policinë se do të dorëzohet dhe se “e ka kryer misionin e tij”, shkruan gazeta norvegjeze “Vardens gang”.

“Breivik. Komandant. Pjesëmarrës në rezistencën antikomuniste kundër islamizimit. E kreu misionin dhe do t’i dorëzohet forcave speciale “Dellta”, deklaroi norvegjezi 32 vjeçar kur pas vrasjes të 69 personave në ishullin Utoja”, i bëri thirrje policisë.

Gazeta shënon se thirrja në numrin për raste urgjente ka zgjatur vetëm tre sekonda, ndërsa policia nuk arriti që përsëri të lidhet me sulmuesin.

Zëdhënësi i policisë në Oslo konfirmoi se policia ka pranuar thirrje nga telefoni i Brevikut. Megjithatë nuk është e konfirmuar se pikërtisht Breiviku është paraqitur në telefon, ndërsa nuk janë të konfirmuara as fjalët e tij.