Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 13:12

Oslo – Vrasësi masiv norvegjez Andres Bering Breivik gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë ka thënë se gjatë masakrës që e ka kryer në ishullin Utoja shumë herë i ka bërë telefon policisë për të “kapituluar”  por policia nuk reagoi në thirrjet e tij, shënon gazeta ditore norvegjeze “Aftenposten”.

“Ai thotë se ka thirrur dhjetë herë dhe se vetëm dy herë i janë përgjigjur”, tha Geir Lipestad, avokat i Breivikut.

Lipestad, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s beson se Breivik vetë është paraqitur në polici që të mos qëllohet gjatë arrestimit.

“Është prezantuar si komandant dhe me gjithë emrin dhe mbiemrin. Klienti im tha se ka dëshiruar të dorëzohet  – e ka përdorur fjalën “kapitulim” – dhe është lutur të merr pohim nga policia se e kanë pranuar atë”, tha vokati.

Megjithatë, Breivik ka vazhduar të qëllojë pasi që i është paraqitur policisë.

Ata nuk i janë përgjigjur. Në kokën e tij Breivik atëherë ka bërë llogaritje të cilat janë vështirë për t’u kuptuar. Ose ta merr jetën ose ta vazhdojë atë që e ka quajtur operacion, ashtu që është vendosur të vazhdojë përderisa nuk ka arritur policia, thotë Geir Lipestad.

Policia norvegjeze konfirmoi se ka pranuar dhe incizuar vetëm një thirrje nga Breiviku.