Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 15:49

Rio de Zhenjero – Një aeroplan turistik u rrëzua herët në mëngjes në afërsi të Resifit, në pjesën verilindore të Brazilit, gjatë së cilës humbën jetën të gjithë 16 udhëtarët, kumtuan shërbimet zjarrfikëse.

Aeroplani, pronësi e kompanisë lokale, i cili ka fluturuar drejt qytetit Natal në bregun atlantik, u rrëzua 10 minuta pas fluturimit, ndërsa arsyeja për fatkeqësinë tani për tani ende nuk është konfirmuar.

Fluturakja tentoi detyrimisht të aterojë në qarkun e qytetit, por sipas dëshmitarëve okular filloi të bie dhe eksplodoi.