Lajme Shqip Sunday, 24 April 2011 13:05

Sao Paolo – Të paktën 10 njerëz, midis të cilëve edhe tre fëmijë, e humbën jetën në përmbytjet, rrëshqitjen e dheut dhe në incidente të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme dhe motit të keq në Brazil.

Tetë njerëz e humbën jetën në rrëshqitjen e dheut të cilat i ngujuan disa shtëpi në qytetet Igrezhinja në Harmbugon e Re në shtetin jugor brazilian Rio Grande afër Sulit, kumtoi shërbimi i shpëtimit.

Midis viktimave janë gjetur edhe tre fëmijë, të cilët flinin në momentin kur uji i ardhur me baltë e ka bllokuar shtëpinë e tyre.

Një njeri e humbi jetën nga përplasja e rrymës kur stuhia i ndërpreu kabllot elektrikë në Sapukaja afër Sulit, ndërsa një bujk pësoi kur mbi të u rrëzua një hangar.

Në Igrezhina në vijim është evakuimi i popullatës nga vendet të cilave u kërcënohet rrëshqitja e dheut.

Përmbytjet e goditën edhe rrethinën e Porto Alegras, kryeqyteti i shtetit Rio Grande.

Në muajin janar, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të cilat e goditën rajonin malor në afërsi të Rio de Zhenejros kanë marrë më shumë se 800 jetë.