Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:56

Sao Paolo – Policia braziliane arrestoi 26 njerëz, shumica prej tyre serbë nën dyshimin se janë anëtarë të një grupit të organizuar për kontrabandë ndërkombëtare me drogë.

Hetimi për ato ka zgjatur pothuajse dy vite dhe në këtë periudhë janë sekuestruar 620 kg. kokainë, kumtoi policia.

Shefi i grupit, i arrestuar më 1 maj ishte një nga pesë kriminelët serbë më të kërkuar dhe do të ekstradohet në Serbi.