Lajme Shqip Monday, 03 September 2012 15:23

Londër-Përpjekjet diplomatike për tejkalimin e konfliktit në Siri pothuajse janë të pamundura që të arrijnë sukses dhe nuk punohet mjaftueshëm për ndërprerjen e luftërave, deklaroi përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi në një intervistë për BBC-në.

“E di sa është e vështirë, se është pothuajse e pamundur. Nuk mund të them tërësisht e pamundur, por pothuajse e pamundur” theksoi diplomati algjerian.

Brahimi theksoi se “druan nga barra e përgjigjësisë” që e ka ndërmarrë, si dhe nuk punohet mjaftueshëm për ndërprerjen e dhunës me mjete diplomatike.

“Njerëzit  tashmë pyesin: Njerëz vdesin, e ti ç’farë bën? A ne nuk bëjmë shumë. Kjo vetëvetiu është ngarkesë e tmerrshme… Kam marrë përsipër këtë punë me sy të hapur dhe pa asnjë iluzioni” theksoi Brahimi.

Ai e zëvendësoi Kofi Anan nga fundi i gushtit. Paraardhësi i tij  hoqi dorë nga funksioni me arsyetim se nuk ka pasur mbështetje  të mjaftueshme për misionin e tij. (LajmeShqip.com)