Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 09:17

Paris – Kryetari i autoriteteve palestineze, Mahmud Abas është pranuar dje nga ana e presidenti francez Nikolla Sarkozi, për të “kërkuar këshillë” për demarshet të cilat duhet t’i përcjellë për njohjen e Shtetit palestinez.

Sipas Pallatit të Eliseut, presidenti i Francës, i shprehu Abasit “përkahje të qartë të përpjekjeve të cilat kanë për qëllim krijimin e shtetit palestinez”, si dhe për dëshirën e Parisit që të punojë me autoritetet palestineze në përgatitjen e një konference për donatorë, të cilën Franca është e gatshme ta pranojë në muajin qershor.

Mahmud Abas pritet që në muajin shtator gjatë Asamblesë së përgjithshme të OKB-së të kërkojë njohje të një shteti palestinez. Abas pohon se rreth 130 vende, shprehën gatishmëri për ta njohur shtetin palestinez.

Njohja e këtij shteti, e cila shqyrtohet nga Franca së bashku me partnerët e tij evropianë, sipas ambasadorit francez në OKB, Zherar Aro do të prezantojë mjete për rilancim të procesit paqesor, i cili për momentin qëndron në vend.