Boston – Raportohet se disidentja e njohur ruse e kohës së Bashkimit Sovjetik, Elena Boner, ka vdekur sot në moshën 88 – vjeçare.
Vajza e Bonerit, Tatiana Jankeleviq, ka thënë se nëna e saj vdiq në shtëpinë e saj në Boston, mirëpo nuk e ka dhënë arsyen e vdekjes së saj.
Boner, një kritikuese e zëshme e Vlladimir Putinit dhe mbrojtëse për një kohë të gjatë e demokracisë në Rusi, ishte martuar me fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Andrei Saharov.
Fizikani i njohur bërthamor, gjithashtu ka qenë disident i njohur i kohës sovjetike. Ai ka vdekur në vitin 1989.