Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 10:41

Banja Llukë – Deputetët e Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Federatës së BeH-së mbrëmë zgjodhi Qeverinë e këtij entiteti, të cilën gjatë katër viteve të ardhshme do ta kryesojë Nermin Nikshiq.

Ministër i Punëve të Brendshme është zgjedhur Predrag Kurtesh, i Drejtësisë Zoran Mikuliq, i Energjetikës, Xehtarisë dhe Industrisë Erdal Tërhulj, i Transportit dhe Lidhjeve Emir Bijediq. Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ta kryesojë Vjekosllav Çamber, ndërsa atë për personat e zhvendosur dhe refugjatë Adil Osmanoviq. Me çështjet e luftëtarëve në Qeverinë e re do të merret Zukan Helez, ministër i Shëndetësisë do të jetë Rusmir Mesihoviq, i Arsimit dhe Shkencës Damir Mashiq, ndërsa i Kulturës dhe Sportit Salmir Kapllan.

Ministër i ri i Tregtisë është Millorad Bahilj, ndërsa i Rregullimit hapësinor Desnica Radivojeviq, i Bujqësisë, Ekonosë së Ujërave dhe Pylltarisë Jerko Ivankoviq. Ministrinë e Financave do ta kryesojë Anto Krajina, të Zhvillimit dhe Sipërmarrësisë Sanjin Halimoviq dhe të Mjedisit Jetësor dhe Turizmit Branka Gjuriq.

Para zgjedhjes së Qeverisë së re u konstituua edhe pushteti ligjdhënës në Fedratën BeH.

Kryetar i Parlamentit do të jetë Zhivko Budimir, përfaqësues i kroatëve, ndërsa nënkryetarë janë zgjedhur Mirsad Kebo, përfaqësues i boshnjakëve dhe Svetozar Pudariq, përfaqësues i serbëve.

Me këtë ka përfunduar procesi i zbatimit të rezultateve të zgjedhjeve në Federatën BeH, të cilat u mbajtën në fillim të tetorit të vitit të kaluar.