Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 09:47

Sarajevë- Në kryeqytetin boshnjak shënohen sot 20 vjet nga fillimi i rrethimit 44 -muajsh të qytetit dhe 67 vjet nga lirimi nga forcat fashiste. Në rrugën dhe në sheshin kryesor në Sarajevë janë vendosur 11.541 karrige të kuqe, nga të cilat disa qindra në sheshe më të vogla, që të përkujtojnë në fëmijët e vrarë.

Organizatori i “Linjës së kuqe të Sarajevës” Haris Pashoviq theksoi se “Sarajeva duhet të ndalojë për një moment dhe t’u japë respekt qytetarëve të vrarë”. Njëzervjetori nga fillimi i rrethimit të Sarajevës do të shënohet edhe me ekspozita, koncerte dhe manifestime të tjera.

Në historinë më të re evropiane, Sarajeva është qytet që ka qenë kohë më të gjatë nën rrethim me ç’rast kanë humbur jetën më shumë se 11.000 qytetarë, nga të cilët 1.600 fëmijë. Për 1.425 ditë në Sarajevë agresori nga kodrat përreth ka shtënë pothuajse gjysmë milionë predha, ndërsa më së tepërmi janë gjuajtur  më 22 korrik të vitit 19993, madhe 3.777 granata.

Janë granatuar spitalet Koshevë, Jezero dhe spitali ushtarak, ndërtesa e gazetës së “Çlirimit”, televizioni, tramvajët, hotelet “Bristol” dhe “Evropa”, ndërtesat universitare, varrezat, Kuvendi, objektet fetare dhe të tjera.

Fillimi i rrethimit filloi me vrasjen e dy viktimave të Sarajevës – Suada Dilberoviq dhe Ollga Suçiq, të cilat u vranë nga snajperi në urën Vrbanja në Miljacka. Ura sot e mban emrin e dy grave. Sarajeva gjatë rrethimit mbeti pa energji elektrike, ngrohje, ujë dhe ilaçe.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe periudhës së stabilizimit të shtetit dhe qytetit, pushteti i BeH-së e caktoi 29 shkurtin të vitit 1996 si datë zyrtare për ndërprerjen e rrethimit të Sarajevës. Disa vite ka zgjatur rikonstruksioni i qytetit, në të cilin pothuajse nuk ka pasur ndërtesë që nuk është dëmtuar.

Për terrorizimin, zjarrin me snajper dhe granatimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, janë dënuar ish-komandanti i lartë i ushtrisë serbëve tëë Bosnjës, gjenerali Stanisllav Galiq me burgim të përjetshëm, ndërsa komandanti tjetër Dragomir Millosheviq është dënuar me 29 vjet burgim. Inspiruesi politik i rrethimit Radovan Karaxhiq momentalisht gjykohet në Tribunalin e Hagës. (LajmeShqip.com)