Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 10:18

Washington – Presidenti Obama i ka dhënë fund dilemës së gjatë amerikane. Ai ka nënshkruar marrëveshjen për borxhin, të miratuar në senat, duke e kthyer atë menjëherë në ligj.

Pak minuta pas miratimit të marrëveshjes për borxhin në Senat, Presidenti i SHBA-së Barka Obama ka nënshkruar atë duke e kthyer kështu në ligj gjë e cila shënoi kështu fundit e gjatë të diskutimeve për këtë problem.

Obama duke folur për këtë marrëveshje tha se “është hapi i parë i rëndësishëm”. “Do të doja të falënderoja popullin amerikan që ka mbajtur nën presion zyrtarët e zgjedhur në mënyrë që të lënë mënjanë politikën”, tha ai.

Senati i SHBA-së ka miratuar marrëveshjen mes republikanëve, demokratëve dhe Presidentit Barak Obama për rritjen e nivelit të borxhit duke shmangur kështu falimentin.

Marrëveshja u miratuar me 74 vota pro dhe 26 kundër. Tashmë pritet të Obama të mbajë një fjalim lidhur me marrëveshjes dhe më pas të firmosi atë për t’i hapur rrugën kështu hyrjes në fuqi.

Kjo vjen 12 orë para se Uashingtoni të mbeste pa para pasi pa këtë marrëveshje për rritjen e kufirit të borxhit, SHBA-ja nuk do të ishte në gjendje të paguante të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Kjo marrëveshje u miratua nga e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme ndërsa liberalët ishin të pakënaqur nga kjo arritje pasi kërkon që shkurtimi i shpenzimeve të shoqërohej dhe me rritjen e taskave.