Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 12:20

“Këto ishin ditët më të vështira në jetën time, por pritja, tensioni, negativiteti dhe jokonstruktiviteti i palës tjetër u shpaguan, sepse ekipet negociatore të Beogradit dhe Prishtinës arritën marrëveshjen që vërteton asimetriken e Prishtinës, e ruan Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe pozicionin tonë kushtetues dhe kombëtar”.

Kështu është shprehur shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic pas takimit maratonik ku u arritën dy marrëveshje Kosovë-Serbi.

Kur është fjala te menaxhimi i integruar i kufijve, Stefanovic thotë se fjala është për një letër teknike, që ka të bëjmë definimin e elementeve dhe detajeve që lidhen me “pikëkalimet e përbashkëta”.

Ai mendon se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të pranueshme për të gjithë qytetarët e Serbisë, “përfshirë edhe për serbët në veri të Kosovës”.

Stefanovic thotë se barrikadat duhet t’i heqin vetë qytetarët serbë, meqë nuk kanë nevojë më për to.

“Këto barrikada janë magnet për probleme dhe keqpërdorime të Prishtinës. Këto zgjidhje nuk e prejudikojnë statusin, nuk krijojnë kufi shtetëror, e në anën tjetër mundësojnë normalizimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka deklaruar Stefanovic./Zeri