Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 18:49

Paris – Kulla e Ajfelit në Paris sonte është evakuuar, pasi është gjetur një pako e dyshimtë në afërsi të saj.

Sipas mediave lokale, pakoja është gjetur në sheshin nën kullën.

Një përfaqësues i policisë në kryeqytetin francez kumtoi se pothuaj 4.000 turistë janë evakuar nga objekti historik, pasi me thirrje anonime me telefon është marrë paralajmërim se kulla do të ngritet në erë nga një mjet shpërthyes.

Kulla e Ajfelit shumë shpesh evakuohet për shkak të kërcënimeve me telefon.