Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:41

Tripoli – Forcat e liderit libian Moamer Gadafit sot e bombarduan qytetin perëndimor Misrata, ndërsa mediat publikuan se disa persona e humbën jetën në sulmet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar ndaj qytetit jugor Saba.

Televizioni “Al Xhazira” lajmëroi se kryengritësit, të cilët lëvizin drejt perëndimit nga pikëmbështetjet e tyre lindore të inkurajuar nga sulmet e forcave të koalicionit, tani e morën kontrollin mbi qytetin lindor dhe përparojnë drejt qytetit të lindjes së Gadafit, Sirit, i cili është larg rreth 120 kilometra.

Megjithatë kryengritësit paraprakisht, kumtuan se veç më e kanë marrë qytetin Sirit, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim të pavarur në këtë informacion.

Sipas zëdhënësit të kryengritëse, në ndërtesat në Misrata ishin të shpërndarë snajperistë, ndërsa një përfaqësues tjetër i forcave antiqeveritare theksuan se në përleshjet midis ithtarëve dhe mosmbështetësit e Gadafit u vranë tetë njerëz, ndërsa më shumë se 24 janë plagosur.

Mediat shtetërore libiane informuan se ka ndodhur “bombardim i kryqëzuar, koloniale cak i të cilëve ishin rajonet e banuara Saba herët në mëngjes”, se janë shkatërruar disa shtëpi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë pohon se ka disa civilë të vdekur.