Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 20:00

Shkup- Kriza në euzonë është serioze dhe ekonomia e Maqedonisë do të ketë goditje të caktuara në sektorin real, por bankat do t’i përballojnë këto goditje pa probleme të mëdha, deklaroi pasdite guvernatori i Bankës popullore, Dimitar Bogov.

“Konstatimi ynë është se kriza në eurozonë është serioze. Problemet debitore në vendet periferike mund të eskalojnë, janë të mundura të gjitha skenaret. Ne i bëjmë të gjitha përgatitjet dhe analizat. Konsiderojmë se ekonomia jonë do të ketë sulme të caktuara megjithatë sektori bankar është rezistues dhe do t’i përballojl të gjitha këto goditje pa probleme më të mëdha. Depozitat janë të sigurta dhe nuk duhet të ketë frikë tek qytetarët”, deklaroi Bogov pas seancës së sotme të Këshillit ekonomike, në të cilën i ka informuar anëtarët për ngjarjet më të reja makroekonomike në eurozonë dhe ndikimi i tyre mbi ekonominë e Maqedonisë. 

Në sektorin real pritet zvogëlim i eksportit dhe prodhimtarisë. “ngecja në eurozonë është evidente. Ai tashmë është i pashamngshëm. Disa analistë parashikojnë edhe recesion që do të thotë eksporti dhe prodhimtaria jonë do të zvogëlohet, ndërsa është e mundur pastaj edhe rritje e vlerës së kredive të këqija në bankat e Maqedonisë. Megjithatë, kjo në çdo rast nuk duhet të jetë rritje dramatike”, vlerësoi Bogov.

I pyetur nëse pas kësaj do të realizohen projektet për rritje të ekonomisë për 4,5 për qind, Bogov u përgjigj se ky është vlerësim i Qeverisë dhe se ata si banka popullore momentalisht i bëjnë projektet e tyre dhe në kohë sa më të shkurtër do të dalin me pikëvështrime të tyre.