Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 16:40

Beograd- “Referendumi i cili pritet të mbahet në veriun e Kosovës nga ana e të ashtuquajturve udhëheqës serb, është gatuar në kuzhinat e partive politike të Beogradit dhe vendimi përfundimtar për mbajtjen e tij do të tregojë se cili është interesi i këtyre liderëve.” Këto koment i ka bërë i ashtuquajturi Ministër për Kosovën në Qeverine e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

“Është e qartë se ideja ka rrjedhuar nga kuzhinat politike dhe dikush është i gatshëm që të sakrifikojë interesat e qytetarëve dhe të shtetit për interesa të partive, dhe për këtë atyre, nuk u është dashuar që të jenë përfaqësues të serbëve të Kosovës”- ka thënë ai.

Sipas Bogdanoviç, ai që punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit duhet që të mbajë përgjegjësi për mbajtjen e referendumit dhe nuk duhet që të fshihet pas qytetarëve dhe partive. “Beogradi nuk do ti denojë qytetarët për shkak të veprimeve të gabueshme të liderëve të tyre e këtë janë duke e proklamuar ata që e kanë hedhur këtë ide për referendum”- ka deklaruar më tej Bogdanoviç.

Megjithatë riorganizimi dhe racionalizimi i institucioneve të Serbisë në Kosovë, është i domosdoshëm për shkak të ngritjes efikase të punës, por kjo nuk do të thotë se institucionet e Serbisë do të tërhiqen nga Kosova. Nuk jam pesimist sa i perkete bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit sa I përkete rezolutes 1244 kur ëhstë në pyetje përfaqësimi i Prishtinës dhe për këtë besoj se do të vie deri tek marveshja ka pohuar Bogdanoviç.

Sipas tij “Rezoluta 1244 është pjesë e Kushtetutës së Serbisë dhe e drejta ndërkombëtare dhe funksionimi i saj nuk është çështje e mardhënieve në mes të Serbisë dhe OKB-së, kjo është Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ajo duhet të respektohet nga të gjithë. Pra duhet të jetë e qartë se Serbia nuk do të heqë dorë nga rezoluta 1244”.

Ndërsa sa i përkete planit 4 pikësh të Boris Tadiçit, Bogdanoviç ka theksuar se ai plan nuk është hedhur poshtë. Përkundër diferencave, plani i kryetarit Tadiç, nuk është hedhuar poshtë, është duke u biseduar me bashkësinë ndërkombëtare për këtë plan.

Jemi të qartë se Serbia kurrë nuk do ta pranojë Pavarsinë e Kosovës por edhe do të luftojë që të futemi edhe në BE”- ka thënë Bogdanoviç.

Në anën tjetër Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se “ekzekutivi serb nuk ka sjellë ende vendim për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, përderisa ato parlamentare dhe presidenciale do të mbahen me siguri”. “Qeveria do ta sjellë vendimin për zgjedhjet lokale para 11 marsit, kur është afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve”, ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.

“Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen 100%. Këtu nuk ka dilemë. Kjo është në përputhje me Rezolutën 1244”, ka shtuar ai. Bogdanoviç ka thënë se Serbia do ta ketë parasysh qëndrimin e partnerëve të Bashkimit Evropian, porse “kjo nuk do të ndikojë në vendimin për zgjedhjet lokale në Kosovë”.

Deri më tani, zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur disa herë edhe në Republikën e Kosovës, por rezultati i tyre nuk është njohur si legjitim as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare”.