Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 19:10

Vjenë – Ish drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) Hans Bliks paralajmëroi për rrezikun nga intervenimi ushtarak kundër Iranit, i cili, siç vlerëson, mund ta përfshijë gjithë Lindjen e Afërt.

Në një intervistë për javoren “Profil”, Bliks deklaroi se askush nuk e di “ku ndodhen të gjitha instalacionet bërthamore” si dhe se nëse vendimi për përpunimin e bombës akoma nuk është sjellë, intervenimi ushtarak me siguri do të çojë në atë drejtim.

Bliks paralajmëroi se do të jetë i befasuar nëse Irani nuk ka prototipa dhe plane për përpunimin e bombës, të cilën do të mund ta shfrytëzonte pas sulmit eventual.

“Besoj se me kanosje me fuqi askush nuk mund të ndërrojë mendim nga programi bërthamor, por do të çojë drejt asaj që ana e sulmuar ta përshpejtojë punën mbi bombën që të mund të mbrohet”, sqaroi ai.

Lidhur me raportin më të ri të ANEB-it për Iranin, në të cilin ekzistojnë më shumë fakte se ky vend punon në armatimin e vet bërthamor, Bliks tha se kjo organizatë me siguri me maturi i ka shfrytëzuar informacionet e shërbimeve për zbulim.