Lajme Shqip Wednesday, 02 January 2013 16:35

BEOGRAD – Gazeta “Blic” e Beogradit ka bërë një “hulumtim” me të cilin ka nxjerrë përfundimin se cilat fjalë serbët i konsiderojnë më të shtrenjtat dhe më të dashurat ndaj të cilave “nuk bën të bisedohet”, sepse i konsiderojnë shenjta.

Natyrisht, fjala e parë që konsiderohet e tillë, sipas këtij hulumtimi, është Kosova, pastaj vijnë me radhë, “vatra, “, partia”, “patriotizmi”, “inati”, “kisha”, “nëna Rusi” dhe “ASHAS”.

Duke “arsyetuar” fjalën e shenjtë Kosovë, “Blic” jep për të këtë sqarimin, nga pak edhe cinik:

“Djep i serbizimit, tokë e shenjtë serbe. Me kushtetutë të Serbisë që ende paraqitet si krahinë jugore, përmban në vete mitin dhe besimin se serbët e kanë të shënjuar kultin e viktimës së car Llazarit dhe të Betejës së Kosovës, kur e zgjodhën “perandorinë qiellore” në vend të “perandorinë tokësore”. (P.O/LajmeShqip.com)