Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 13:25

Bjellorusi – Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko po paralajmëron opozitën që të mos marshojë kundër zgjedhjeve parlamentare të së dielës, të quajtur nga kundërshtarët si mashtrim.

Zoti Lukashenko e quajti opozitën “frikacake” që nuk ka asgjë që t’u thotë njerëzve. Ai tha se bota duhet të admirojë ato që i quajti “zgjedhje të mërzitshme” në Bjellorusi për të cilat tha se u zhvilluan pa revolucion apo trazira.

Qeveria shtypi me dhunë marshimin pro demokracisë në Minsk pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010, të fituara me shumicë votash nga zoti Lukashenko. Një numër kandidatësh të opozitës u burgosën. Autoritetet ndaluan pothuajse çdo kandidat të opozitës nga zgjedhjet e së dielës. Partitë e opozitës u bënë thirrje njerëzve që mbledhin kërpurdha apo të qendrojnë në shtepi dhe të gatuajnë në vend që të marrin pjesë në votime.

Zyrtarët e zgjedhjeve thane se pjesmarrja në votime ishte 66 përqind. Por dëshmitarët dhe vëzhguesit thane se kishin pare një numër të vogël votuesish në  shumë qendra votimesh. (LajmeShqip.com)