Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 12:09

Osllo  – Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji ka arrin të paktën në 91 person, ka bërë të ditur policia.

Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Osllo.

Policia dyshon se i njëjti njeri i ka kryer të dy sulme.

Zyrtarët policorë thonë se personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjez, tani është duke bashkëpunuar për hetimet dhe po i shpjegon motivet e tij për vrasjet.

Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuarit, në shtëpinë e tij, tregojnë se ai është një “fundamentalist i krishter” me prirje të djathta.