Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 09:05

Tokio – Me një rënie të madhe të indekseve përfundoi tregtia e mëngjesit në bursën e Tokios, transmetuan mediat ruse.

Rreth orës 11 sipas kohës lokale, indeksi Nikei, i cili e reflekton kursin e 225 kompanive udhëheqëse japoneze, ka rënë për 205,50 pikë (2,5 për qind) deri në 8,549,94 pikë.

Në mënyrë drastike ka rënë edhe indeksi Topiks, që i pasqyron çmimet e të gjitha aksioneve në seksionin e parë të elitës së burës.

Arsyeja kryesore për uljen janë druajtjet e lojtarëve nga kriza debitore në Evropë dhe situata ekonomike italiane.

Bursa në Nju-Jork, sipas së cilës zakonisht orientohet ajo e Tokios, gjithashtu e ka mbyllur tregtinë me ulje të fuqishme të indekseve – treguesi kryesor për aktivitetin afarist në SHBA – Dau Xhons, ka rënë për 3,2 për qind të tërë.