Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 14:11

Uashington – Përkrahja për presidentin amerikan Barak Obama është ulur për pesë për qind dhe tani arrin 50 për qind, tregojnë rezultatet nga anketa e Si-En-En (CNN) dhe agjencia hulumtuese “Opinion riserç korporejshën” (Opinion research coorporation).

Anketa tregon se 47 për qind të institucioneve nuk pajtohen me mënyrën me të cilën presidenti e kryen obligimin e tij.

“Presidenti Obama ka përkrahje të fuqishme midis njerëzve të cilët fitojnë më shumë se 50.000 dollarë në vit dhe përkrahje edhe më të madhe midis grave të cilat kanë të ardhura më të ulëta”, deklaroi drejtori i hulumtimit në Si-En-En, Kiting Holad.

Ai theksoi se përkrahja për Obamën u zvogëlua për 20 dhe tani arrin 39 për qind, nga fillimi i vitit, midis njerëzve të cilët fitojnë më pak se 50.000 dollarë në vit.

Anketa tregon edhe nëse opinioni ka më shumë besim në presidentin se sa në republikanët e Kongresit kur bëhet fjalë për zgjidhje  të çështjeve kryesore për SHBA-në.

Madje 46 për qind nga amerikanët vlerësuan se qëndrimet e Obamas dhe programet e propozuara janë më shumë liberale për SHBA-në, për derisa 39 për qind të popullatës i përmirëson, ndërsa 12 për qind deklaruan se qëndrimet e tij nuk janë mjaft liberale.