Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 12:58

Kajro – Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour, është betuar në postin e presidentit në detyrë të këtij vendi.

Betimi ndodh disa orë pasi ushtria ka përmbysur presidentin islamik, Muhammad Morsi.
Ushtria ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim, pasi Morsi “ka dështuar të përmbushë kërkesat e popullit”.
Presidenti i përmbysur e ka cilësuar veprimin si “grusht-shtet”.
Ushtria ka pezulluar edhe Kushtetutën e hartuar nga islamistët dhe ka premtuar zgjedhje të reja.