Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 14:23

Romë – Kryeministri italian Silvio Berluskoni deklaroi se është shumë i vjetër për të pasur shumë seks me prostitute, për çka e ngarkoi prokuroria.

“Edhe krahas asaj që jam “bandil”… 33 vajza për dy muaj më duket se janë shumë madje edhe për një burrë 30-vjeçar”, deklaroi 74-vjeçari Berluskoni për gazetën opozitare “Republika”.

Ai premtoi se do të marrë pjesë në të gjitha seancat gjyqësore në procesin kundër tij, i cili fillon më 6 prill.

Sipas prokurorëve italian, Berluskoni ka pasur 13 herë seks me minorenen marokene Rubi.

Këto pohime theksohen në dokumentin në të cilin vërehet fundi i hetimit kundër tre bashkëpunëtorëve të Berluskonit, të akuzuar se kanë siguruar prostitute për kryeministrin italian.

Rasti i tre bashkëpunëtorëve ishte i ndarë nga ai i Berluskonit, i cili do të jetë i sjellur para gjykatës më 6 prill nën akuzë për marrëdhënie seksuale me prostitute minorene dhe keqpërdorim të pozitës së tij me qëllim për mbulim të fakteve.

Berluskoni dhe tinejxherja marokene mohojnë se kishin marrëdhënie seksuale. Në dokumentin e cituar të Prokurorisë theksohen detaje nga “ahengjet e seksit” të kryeministrit, si gjatë mbrëmjes, vallëzime erotike dhe në fund përzgjedhje të njërës ose më shumë partnereve për seks.