Berlin – Në Berlin mblidhen sot ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Në rend dite do të jetë roli i alenacës në Libi. Në këtë takim pritet edhe pjesëmarrja e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.
Qëllimi i takimit është të qartësohen veprimet që NATO-ja duhet të ndërmarrë për t’i dhënë fund konfliktit që pozhvillohet midis forcave qeveritare të Muamer Gadafit dhe kryengritësve. Në takim pritet të marrë pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
NATO-ja mori dy javë më parë nga Shtetet e Bashkuara, e mori udhëheqjen e misionit të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për imponimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi dhe për mbrojtjen e civilëve në këtë vend. Por, disa javë pas sulmeve ajrore të NATO-s, që janë kryer kryesisht nga aeroplanët francezë dhe britanikë në Libi është dështuar përfundimisht kthimi i konfliktit në favor të kryengritësve ose t’i ndalin sulmet e forcave të Gadafit.
Franca dhe Britania ndërkaq po kërkojnë që më shumë vende të përfshihen në sulmet ndaj Libisë . Konflikti në Libi do të diskutohet edhe nga zyrtarët e Unionit Afrikan dhe Organizata e Konferencës Islamike në Kajro.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon, shefja e politikës së jashtme të BE-Catherine Ashton dhe kreu i Lidhjes Arabe, Amr Musa do të jenë gjithashtu pjesë e këtyre diskutimeve.