Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 18:49

Berlin – Qeverina e kancelares Angela Merkel erdhi deri te një ndryshim, dhe prej sot ministri i ri i Ekonomisë do të jetë Filip Resler, ministër i deritanishëm i Shëndetësisë, ndërsa në vendin e ministrit të Shëndetësisë vjen Daniel Bar, të dy nga Partia Liberale.

Presidenti i Gjermanisë Kristijan Vulf, në një ceremoni të shkurtë, i zgjodhi nga detyra e ministrit të deritanishëm të Ekonomisë Rajner Briderl dhe Resler si ministër i Shëndetësisë dhe ua paraqiti emërimet e reja.

Këto ndryshime në Qeveri janë bërë në lidhje me ndryshimet te liberalët, partnerët e koalicionit të Merkelit.

Ministri i deritanishëm i Ekonomisë Rajner Briderle u tërhoq nga funksioni dhe në të ardhmen do të jetë shef i klubit të deputetëve të liberalëve në Bundestag. fm/mp/18:35