Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 09:57

Beograd – Sesioni i njëzet i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), që filloi dje në Beograd, sot fillon me kryesinë e tre këshillave në të cilën do të shqyrtohen tekstet e vazhduara të deklaratës beogradase që duhet të miratohet në fund të tubimit.

Komiteti i përhershëm i Asamblesë dje pranoi 25 propozim-rezoluta, të cilat sot do të shqyrtohen nga këshillat për çështje politike dhe siguri, për çështje ekonomike, të shkencës, teknologjisë dhe mjedisit jetësor dhe për demokraci, të drejta të njeriut dhe çështje humanitare.

Temë e sesionit të tillë të Asamblesë, në të cilën marrin pjesë rreth 250 deputetë prej 56 vendeve nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore, është “Forcimi i efikasitetit të OSBE-së – Fillim i ri i Seancës në Astanë”.

Në ceremoninë e mbrëmshme zyrtare në hapjen e sesionit kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq shprehi bindje se sesioni i Beogradit do të kontribuojë për arritje të qëllimit të përbashkët – siguri më të madhe në anëtarët shtetëror të OSBE-së.

Presidentja e parlamentit të Rusisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, tha se zgjedhja e Beogradit për nikoqir është njohje për Serbinë, si “një ndër principet themelore të OSBE-së”

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Audronius Axhubalis e theksoi nevojën nga bashkëpunimi rajonal dhe kurajoja politike në zgjidhje të konflikteve dhe i përshëndeti presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, të cilët i dhanë dorën njëri – tjetrit me çka “e kaluan urën mbi rënien e krijuar nga luftërat”.

Sesioni do të zgjasë deri më 10 korrik.