Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 11:30

Beograd – Kuvendi i Serbisë ka miratuar herët në mëngjes një deklaratë për Kosovën, e cila “dënon të gjitha llojet e dhunës në Kosovë”, bën thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës të shkaktuar siç thuhet nga “akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje në veri” si dhe kërkon vazhdimin e dialogut.

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që të “gjykojë çdo veprim të njëanshëm që rrezikon dialogun”.

Miratimit të deklaratës i ka parapri një debat 10-orësh.

Deputetëve iu është drejtuar edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili ka thënë se detyrë e Serbisë është që të sigurojë paqen.

Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të kthejë gjendjen e mëparshme në Kosovë para se të ndërhynte njësia speciale e policisë ROSU për të futur nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës.