Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 17:46

Beograd – Gjykata e Lartë në Beograd sot e ka refuzuar ankesën e përfaqësuesit juridik të ish komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në vendimin për plotësimin e kushteve për ekstradimin e tij në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Dushica Ristiq.

Ky vendim do t’i dorëzohet ministrisë së drejtësisë së Serbisë, e cila duhet të vendosë për ekstradimin e të akuzuarit Mlladiq në Hagë.

Ratko Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.