Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 10:31

Beograd – Agjencia Reuters raporton se i akuzuari i Hagës për krime lufte, Goran Haxhiq, është arrestuar.

Haxhiq ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pritet të dalë në një konferencë urgjente për media në orën 11.