Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 07:19

Bengazi – Zëdhënësi i kryengritësve libianë, koloneli Ahmad Bani deklaroi se kryengritësit refuzojnë bisedime me liderin libian Moamer Gadafi dhe kërkoi që Gadafi ta braktisë pushtetin, njoftoi Al Xhazira.

“Ne e respektojmë qëndrimin e popullit turk, por qëndrimi i Erdoganit nuk e shfaq mendimin e popullit turk”, pohon Bani. Ai vlerësoi se Erdogan ka shfaqur “interes të tij personal”.

“Ne e shprehëm mendimin tonë më herët, dhe thamë se nuk ka bisedime para Gadafit dhe anëtarët e familjes së tij të japin dorëheqje ose ta braktisin shtetin. Mendoj se Erdogani nuk flet në interes të popullit libian ose turk, por vetëm në interesin e tij personal”, deklaroi ai.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Ankara zyrtare punon në hartën e rrugës për përfundim të përleshjeve në Libi që do të thoshte ndërprerje të zjarrit dhe tërheqjen e forcave lojale ushtrake të Gadafit nga qytetet libiane. Mediume perëndimore njoftuan se Ankara zyrtare ka biseduar me deputetë të Qeverisë së Gadafit dhe përfaqësues të kryengritësve libianë për kushtet për ndërprerje të armiqësive në Libi.