Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 17:31

Bengazi – Katër predha e goditën sot rezidencën e liderit libian Momer Gadafit, ku e humbën jetën gjashtë njerëz, ndërsa 10 u plagosën. Sipas autoriteteve libiane, të gjitha viktimat janë civilë.

Pas jehonës së shpërthimeve në Tripoli, Qeveria libiane, sot dërgoi disa gazetarë në afërsi të vendit të shpërthimit.

Sulmi ka ndodhur vetëm disa orë pasi televizioni libian transmetoi një xhirim nga takimi i Gadafit me liderët e fiseve, që është paraqitja e parë e tij pas 1 majit, kur në sulmet e NATO-s ndaj rezidencës, e humbi jetën djali i tij, Saif al Arab dhe tre nipërit.