Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:22

Ankara – Grupe të armatosura të kryengritësve libian e kanë sulmuar ndërtesën e konsullatës turke në qytetin Bengazi, i cili gjendet nën kontroll të opozitës. Është sulmuar, gjithashtu edhe anija turke me ndihmë humanitare.

Televizioni i Turqisë En-Ti-Vi, sot kumtoi se rreth 400 persona me armë zjarri dhe thika kanë tentuar dje ta sulmojnë përfaqësinë diplomatike në shenjë proteste, për shkak të deklaratës të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan se Ankaraja nuk dëshiron t’i furnizojë me armë kryengritësit.

Libianët brohorisnin parulla antiturke dhe këmbëngulnin të largohet flamuri i Turqisë, duke u kërcënuar se në të kundërtën do ta zbresin me forcë. Që të ndërpriten trazirat konsullata ka qenë e rrethuar nga forcat e armatosura të Këshillit kalimtar kombëtar, ndërsa siguria e përfaqësisë diplomatike ka qenë e përforcuar.

Njëkohësisht në portin e Bengazit ka qenë i ndaluar dorëzimi i ndihmës humanitare e dërguar nga Turqia.. Pasi që protestat nga Ankaraja kanë filluar të përforcohen, anija me ndihma humanitare ka qenë e detyruar ta lëshojë portin dhe ta lëshojë spirancën në detin e hapur.

Konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Libi Ali Davutoglu ka dërguar një notë protestuese deri në Këshillin kalimtar kombëtar.