Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 17:22

Tunizi – Presidenti i mposhtur tunizian Zin el Ben Ali do të dënohet sipas 18 pikave nga akuza, duke përfshirë edhe vrasje dhe kontrabandë me drogë, deklaroi sot ministri tunizian i Drejtësisë, Lazhar Karui Çebi.

“Vepra përfshin akuza për vrasje, komplot kundër sigurisë shtetërore dhe kontrabandë dhe shfrytëzim të drogës”, theksoi Çebi në intervistë për televizionin shtetëror.

Kjo është hera e parë që autoritet tuniziane të parashtrojnë hollësi për akuzën, me të cilën do të përballet Ben Ali nëse ekstradohet në Tunizi, ku ishte në krye 23 vite.

Ben Ali është akuzuar se forcave të sigurisë u ka urdhëruar  me forcë t’i ngulfasin  protestat masive, të cilat pas një muaji sollën deri te mposhtja e tij  nga mesi i janarit dhe në të cilat,  sipas të dhënave të KB-së, humbën jetën 200 njerëz.

Çebi theksoi se Qeveria kalimtare e Tunizisë ka formuar dosje me kërkesë për ekstradimin e ish-liderit, i cili më 14 janar u arratis në Arabinë Saudite me familjen e tij.