Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 10:44

Liezh-Policia në Belgjikë deklaron se ka zbuluar trupin e pajetë të një gruaje në depo që i përkiste atentatorit të sulmeve të një dite më parë në Liezh ku mbetën të vrarë 4 persona.

Nordine Amrani hapi zjarr dhe hodhi granata në një treg të mbipopulluar të qytetit duke shkaktuar panik mes blerësve.   

125 persona kanë mbetur të plagosur, pesë prej të cilëve ndodhen në trajtim intensiv. Zyrtarët belgë thonë viktima ishte qëlluar në kokë dhe se gruaja që raportohet të jetë 45 vjeçe, ishte pastruesja e një prej fqinjëve të Amranit.

 Siç njoftoi vetë prokurorja publike Daniele Reinders tha se po në depon e Amranit, policët kanë gjetur dy armë dhe një sasi të konsiderueshme municioni. Sipas saj, depoja përdorej nga atentatori për të rritur kanabis.

Autoritetet belge tani po hetojnë në përpjekje për të shpjeguar motivet e këtij sulmi që tronditi gjithë Belgjikën.

Amrani vdiq në vendngjarje por autoritetet thanë se nuk u qëllua nga policia. Dëshmitarët thanë se ai vrau veten me një plumb në kokë.

Policia tha se ai ishte i dënuar me 58 muaj burg në shtator  dhe ishte liruar me kusht dhe pikërisht dje në ditën e sulmit, duhej të paraqitej në rajonin e policisë për një intervistë në lidhje me akuzat kundër tij. (LajmeShqip.com)